Lidhje

Avokatët mbrojtës në gjyqin e Sadam Huseinit pritet të marrin pjesë në seancën e ardhshme


Një zyrtar amerikan tha se avokatët mbrojtës të Sadam Huseinit dhe të të pandehurve të tjerë që po gjykohen me të, pritet të marrin pjesë në seancën e javës së ardhshme të procesit gjyqësor, me gjithë kërcënimin e mëparshëm për të bojkotuar procesin pas vrasjes së dy kolegëve të tyre.

Autoritetet irakiane thonë nderkohe se të paktën 30 vetë gjetën vdekjen nga shpërthimi i një makine-bombë në një qytet të vogël në jug të Bagdatit.

Zyrtarët thonë se më shumë se 20 persona të tjerë u plagosën në këtë shpërthim që ndodhi sot pranë një spitali në qytetin Mahmudija. Gjithashtu, zyrtarët thanë se dy ushtarët amerikanë që u qëlluan dje me armë zjarri në Bagdatin jugperëndimor kanë humbur jetën.

XS
SM
MD
LG