Lidhje

Gazetari veteran Ted Kopel  del në pension


Gazetari veteran i rrjetit amerikan ABC i dha fund karrierës së tij si prezantues i emisionit Najtlajn, dhe u tha lamtumirën shikuesve të emisionit të suskesshëm të lajmeve të cilin e drejtoi për 25 vjet.

Në transmetimin e fundit të këtij emisioni mbrëmë, zoti Kopel tha “Ka qenë kënaqësi dhe privilegj për mua që jam ulur në këtë karrige,” duke i dhënë fund me këto fjalë karrierës 42-vjeçare si gazetar i ABC-së.

Emisioni i përnatshëm Najlajn u krijua si vijim i një seri emisiones speciale të rrjetit ABC lidhur me krizën e pengjeve amerikane në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran në vitin 1979. Ted Kopel ishte prezantues i këtyre emisioneve speciale për disa muaj, dhe më pas u bë spiker i programit të rregullt Najtlajn, i cili filloi në mars 1980.

Ted Kopel njihet për stilin e tij si prezantues i qetë dhe si intervistues agresiv. Emisioni Nightline do të vazhdojë me 3 prezantues, Martin Bashir, Sinthia MekFaden dhe Terri Moran.

XS
SM
MD
LG