Lidhje

Çmimet ndërkombëtare për lirinë e shtypit


Çmimet ndërkombëtare për lirinë e shtypit iu dhanë një redaktori kinez i dënuar me burg, një avokate zimbabviane të medias, një gazetari brazilian për çështje ligjore dhe një gazetari uzbek në mërgim.

Avokatja e shtypit Beatrice Mtetwa u nderua për përpjekjet e saj në mbrojtje të gazetarisë në Zimbabve. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se zonja Mtetwa është arrestuar dhe kërcënuar nga qeveria si pjesë e një fushate për ta frikësuar atë.

Grupi me seli në Nju Jork nderoi gjithashtu gazetarin e lirë kinez Shi Tao i cili kaloi 10 vjet në burgim pasi publikoi shënimet e tij në një faqe elektronike jashtë vendit. Komiteti tha se redaktori brazilian Lucio Flavio Pinto është përballur me barriera civile dhe çështje gjyqësore kriminale të ngritura për të paralizuar njoftimet e tij mbi korrupsionin dhe shkatërrimet e ambjentit. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve nderoi gazetarët që vënë jetën e tyre në rrezik për të kryer detyrën.

Drejtoresha e këtij grupi, Ann Cooper tha se liria e shtypit po keqësohet pjesërisht për shkak të luftës kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG