Lidhje

Agjencia për Energji Atomike tërhiqet nga sugjerimi për t’ia paraqitur çështjen e Iranit Këshillit të Sigurimit


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike u tërhoq nga sugjerimi për të paraqitur Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-s dhe pranoi hapjen e negociatave të reja rreth programit bërthamor të Teheranit.

Në takimin e saj të djeshën në Vjenë, agjencia shprehu mbështetjen për bisedime të reja midis Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve iranianë.

Këto bisedime do të përqendroheshin tek një propozim rus për të lejuar Iranin të prodhojë lëndët djegëse bërthamore në Rusi dhe jo në republikën islamike.

Zyrtarët iranianë thonë se ende nuk janë të njohur me hollësitë e propozimit, por janë të gatshëm të zhvillojnë negociata.

Diplomati amerikan, Gregori Shulti, shprehu mbështetje për bisedime të reja midis Evropës dhe Iranit, por paralajmëroi zyrtarët që të mos tregojnë durim të pakufishëm ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG