Lidhje

Në Shqipëri vazhdon kriza energjetike


Shqipëria vazhdon të përjetojë krizën e rëndë energjetike, me orare të tejzgjatura të kufizimeve të furnizimit të popullatës. Kjo krizë po mban gjallë debate të ashpra politike.

Përvec opozitës së majtë, qeveria është sulmuar ashpër dhe nga kreu i demokristianëve, Nikoll Lesi, pjestar i koalicionit të djathtë që doli fitues në zgjedhjet e 3 korrikut. Zoti Lesi ka kërkuar sot dorëheqjen e kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se qeveria është treguar e paaftë për të përballuar situatën.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Partisë demokratike janë mjaftuar duke thënë se qëndrimet e zotit Lesi janë personale, duke lënë të kuptohet se nuk ka një kërkesë të tillë nga anëtarët e koalicionit qeveritar. Socialistët edhe sot përdorën parlamentin për të akuzuar qeverinë për krizën në të cilën ndodhet vendi. Ata ndezën një qiri të cilin e vunë në vendin ku ulet kryeministri Sali Berisha dhe kabineti i tij qeveritar.

Përvec problemit të dritave, Shqipëria po përballet edhe me problemet e një moti të egër dhe me reshje dëbore, të cilat kanë krijuar vështirësitë e para në zonën juglindore të vendit.

XS
SM
MD
LG