Lidhje

Agjencia për energjinë atomike diskuton sot për Iranin


Agjencia e OKB-së për energjinë atomike mblidhet sot për të diskutuar rreth veprimtarive bërthamore të Iranit, i cili është akuzuar nga Perëndimi se po kërkon të prodhojë armë bërthamore.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe kundërshtoi trysninë ndërkombëtare për të hequr dorë nga puna delikate e prodhimit të lëndës djegëse bërthamore.

Por, diplomatët thonë se zyrtarët evropianë dhe amerikanë diskutuan kohët e fundit rreth mundësisë së zbutjes së kërkesave tyre ndaj Iranit, nëse Teherani pranon të lejojë që përpunimi i uraniumit të bëhet në Rusi.

Ministri i jashtëm i Iranit tha dje se vendi i tij nuk do ta pranonte një propozim të tillë. Por, ai tha se shpreson për një raund të ri bisedimesh me Britaninë, Francën dhe Gjermaninë. Bisedimet u ndërprenë në gusht, kur Irani rifilloi procesin e përpunimit të uraniumit, duke nxitur kritika ndërkombëtare.

Diplomatët thonë se evropianët janë të gatshëm të kthehen në tyresën e negociatave me Iranin, mundësisht nga fillimi i muajit tjetër.

XS
SM
MD
LG