Lidhje

Kinë: Vazhdon ndërprerja e furnizimit me ujë të qytetit Harbin; zyrtarët hetojnë ndotjen toksike të burimit


Miliona banorë të Harbinit, një ndër qytetet më të mëdha të Kinës verilindore, për të tretën ditë radhazi ndeshen me mungesë uji, pasi afro 100 tonë benzol ndotën ujërat e një lumi.

Agjencia zyrtare lajmeve, Sinhua, tha se nga analizat e sotme rezulton se niveli i lëndëve toksike në lumin Songhua është 28 herë më i lartë se standartet e pranueshme kombëtare.

Agjencia e lajmeve shton se një ekip hetuesish, përfshirë edhe zyrtarë të autoriteteve ndëshkimore, pritet të mbërrijnë së shpejti në skenën e ngjarjes për të analizuar gabimet që çuan në këtë incident, një shenjë që sipas agjencisë Sinhua, tregon se ndotja do të pasohet me ndëshkime.

Zyrtarë të Kombeve të Bashkuara u kanë ofruar Kinës dhe Rusisë ndihmë për të përballuar ndotjet toksike përmes ekipeve të pavarura për vlerësimin e gjendjes, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje.

XS
SM
MD
LG