Lidhje

Bosnja drejt Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit


Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Olli Rehn hapi bisedimet me Bosnjen për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Në ceremoninë e zhvilluar në Sarajevë merrte pjesë edhe kryeministri i Bosnjes Adnan Terziç.

Ministrat evropianë e miratuan hapjen e bisedimeve të hënën, por theksuan se përparimi do të varet nga gadishmëria e Bosnjes për të vazhduar reformat dhe për të bashkëpunuar me gjykatën e OKB-së për Krimet e Luftës. Dy ish udhëheqës të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç ende nuk janë kapur.

XS
SM
MD
LG