Lidhje

Vazhdojnë hetimet në Evropë lidhur me njoftimet për burgje sekrete amerikane


Hetuesi kryesor i caktuar nga Këshilli i Evropës për të shqyrtuar njoftimet për ekzistencën e burgjeve sekrete të CIA-s në Evropën lindore thotë se nuk ka gjasa që në rajon të ketë komplekse të mëdha burgimi.

Senatori zviceran Dick Marty thotë se nuk mendon që është e mundur të kenë funksionuar në rajon burgje të ngjashme me atë në Gjirin Guantanamo. Por ai thotë se mund të ketë objekte më të vogla që janë përdorur për të mbajtur të ndaluarit për një periudhë 10 deri në 30 ditë.

Ndërkaq, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Alvaro Gil Robles i tha një gazete franceze se ka parë në Kosovë një objekt që mund të ketë qenë një burg i stilit të kompleksit që ushtria amerikane ka në Gjirin Guantanamo. Por ai tha se nuk ka prova që ta lidhë këtë objekt me operacionet e CIA-s.

Gazetat amerikane njoftuan se CIA kishte mbajtur në paraburgim dhe kishte marrë në pyetje persona të dyshuar për veprimtari terroriste në objekte sekret jashtë vendit, në mënyrë që t’u rrëshqiste ligjeve amerikane në mbrojtje të të burgosurve.

Autoritetet në Uashington nuk kanë pranuan t’i mohojnë apo t’i konfirmojnë këto njoftime.

XS
SM
MD
LG