Lidhje

Palestinezët fillojnë kalimin në Egjipt përmes pikës kufitare të sapohapur


Palestinezët në Rripin e Gazës filluan të kalojnë kufirin me Egjiptin në ditën e parë të funksionimit të pikës së kalimit të kontrolluar nga palestinezët. Autobusi i parë kaloi pikën e kalimit në Rafah të shtunën në mesditë sipas orës lokale. Dëshmitarët thanë se dhjetra njerëz ishin në autobus ndërsa shumë të tjerë vazhdonin të prisnin.

Për momentin pika e kalimit do të funksionojë vetëm katër orë në ditë derisa të arrijnë aty 70 vëzhguesit nga Bashkimi Evropian. Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara izraelitët nuk do të jenë të pranishëm, megjithatë, një ekip i përbashkët izraelito-palestinez do të mbikqyrë kufirin duke përdorur kamera sigurimi të instaluara në pikën e kalimit.

Izraeli e mbylli këtë pikë në shtator pas tërheqjes nga Gaza, dhe ka nuk ka pranuar ta hapë për muaj të tërë, duke shfaqur frikën se përmes saj mund ta kalojnë armë kontrabandë nga Egjipti në Gazë. //az//

XS
SM
MD
LG