Lidhje

Egjipt: opozita akuzon partinë në pushtet për pengim të votimeve


Opozita egjiptiane Vëllazërimi Mysliman akuzoi Partinë Demokratike Kombëtare në pushtet për pengimin e zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që qindra anëtarë të partisë islamike u arrestuan. Anëtarët e Vëllazërimit thanë se policia ka frikësuar votuesit, ka shpërndarë turmat me gaz lotsjellës dhe ka mbyllur disa qendra votimi ku mendonin se mund të kishte përkrahje për kandidatët islamikë.

Kontigjente të mëdha policësh u shpërndanë për zgjedhjet e sotme në 9 provinca, ku nuk doli asnjë fitues gjatë votimeve të së dielës. Gjatë dy raundeve të votimeve deri tani, kandidatët e Vëllazërimit Mysliman kanë fituar 47 nga 444 vendet e parlamentit. Partia Demokratike Kombëtare vazhdon të dominojë me 120 vende.

Një raund tjetër do të zhvillohet të enjten. Vëllazërimi është parti politike e ndaluar, megjithatë përkrah kandidatët që mbështesin platformën islamike të partisë. //az//

XS
SM
MD
LG