Lidhje

Bora dhe ngricat godasin Evropën


Rreshje të dendura dëbore dhe temperatura tepër të ulta në Evropën veriore dhe perëndimore shkaktuan mbylljen e rrugëve, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe anulimin e shumë fluturimeve ajrore duke i lënë udhëtarët të bllokuar në aeroporte.

Në Gjermani, si pasojë e motit të keq, u mbyll aeroporti i Dyseldorfit dhe u anuluan fluturime për në Bruksel dhe Paris.

Në Paris, Kulla Eifel u mbyll për publikun për disa orë pasi shkallët dhe platformat kishin zënë shtresa akulli duke u bërë të rrezikshme për vizitorët. Gjatë natës, rreth 17 mijë shtëpi mbetën pa energji në të gjithë vendin. Deri të shtunën në mesditë gjysmës së tyre iu rikthye energjia.

Dëbora ka bllokuar gjithashtu disa autostrada në Francë e Belgjikë dhe ka ndërprerë shërbimin hekurudhor në disa zona.

Policia në rajonet jugperëndimore të Anglisë përdori automjete të posaçme për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në aotustrada. //az//

XS
SM
MD
LG