Lidhje

Kinë: Kryeministri  Uen viziton qytetin Harbin për të parë nga afër përpjekjet për pastrimin e ujit të pijshëm


Zyrtarët kinezë thonë se shpesojnë që qyteti Harbin do të fillojë të furnizohet nesër me ujë të pijshëm, pasi sasia e ndotjeve kimike që shtrihet në një gjatësi prej 80 kilometrash në lumë, do të lëvizë përtej qytetit.

Kryeministri Uen Gjiabao zhvilloi të shtunën një vizitë në qytetin Harbin për të parë nga afër përpjekjet e pastrimit. Ai u kërkoi zyrtarëve vendorë të marrin masa që banorët të kenë ujë të pijshëm.

Katër milionë banorët e Harbinit kanë mbetur pa ujë që nga e marta. Si pasojë e një shpërthimi më 13 nëntor në një uzinë kimike, rreth 100 tonelata benzinë u derdhën në lumin Songhua, që shërben si burimi kryesor për furnizimin me ujë të qytetit.

Punëtorët po vendosin filtra të rinj në impiantin e pastrimit. Zyrtarët thonë se edhe pas rifillimit të furnizimit me ujë, banorët duhet ta inspektojnë ujin para se ta pinë.

Ndërkohë zyrtarët kinezë i kërkuan ndjesë Rusisë për dëme që mund t’i shkaktohen asaj si rezultat i ndotjes së lumit Songhua, që hyn në territorin rus. //az//

XS
SM
MD
LG