Lidhje

Shqipëri: Festat e 28 dhe 29 Nëntorit shkaktojnë përsëri debate


Festat e 28 dhe 29 Nëntorit vazhdojnë përsëri të ngjallin polemika në Shqipëri. Shkas i fundit për debat u bë vendimi i qeverisë për të ndryshuar ceremonialin e tyre, duke bashkuar në një ditë të vetëm, më 28 nëntor, të dy festat kombëtare. Ndonëse zyrtarisht dhe me ligj, 29 Nëntori vazhdon të mbetet festë zyrtare dhe konsiderohet si një ditë pushimi, kryeministri ka urdhëruar që në këtë datë administrata publike të dalë në punë.

Vendimi i tij u kritikua nga dy forcat kryesore të së majtës. Socialistët e cilësuan si një vendim absurd dhe tallje me historinë.

Sekretari i pergjithshëm socialist Pandeli Majko tha sot se "tani e tutje 29 Nëntori përveçse një festë e çlirimit, do të jetë edhe festa e antifashistëve në Shqipëri".

“Akt të padenjë” e cilësoi edhe Lëvizja Socialistë për Integrim, sipas së cilës, qeveria e zotit Berisha po futet në një cikël të rrezikshëm si ai i viteve '92-'97.

Qeveria e Kryeministrit Berisha duket se zgjodhi rrugën e anashkalimit të parlamentit, pasi opozita e majtë kishte paralajamëruar organizimin e një referendumi, nëse 29 Nëntori ndryshohej. //az//

XS
SM
MD
LG