Lidhje

Policia irakiane zbulon një komplot për të vrarë gjykatësin në procesin kundër Sadamit


Policia irakiane njofton se arrestoi 8 arabë suni që po planifikonin të vrisnin gjykatësin që drejton seancat ndaj Sadam Huseinit. Arrestimet u bënë dje në Kirkuk, ndërsa prokurorët po bëhen gati të nxjerrin dëshmitarët e parë në gjyqin që rifillon nesër.

Sadam Huseini dhe 7 bashkëfajtorë të tjerë, akuzohen për krime kundër njerëzimit për vrasjen e mbi 140 shi’itëve në qytetin Duxhail në vitin 1982.

Ndërkohë, ish kryeministri irakian Ijad Allavi tha se shkeljet e të drejtave të njeriut në Irak janë sot njësoj, ose më keq, se në kohën e Sadam Huseinit. Zoti Allawi, një politikan shi’it, i cili ka vënë kandidaturën për zgjedhjet parlamentare të 15 dhjetorit, i tha një gazete britanike se beson se qeveria e Irakut ka qendra të fshehta ku torturon të ndaluarit dhe mbështet skuadrat e vdekjes.

Presidenti i Irakut Xhalal Talabani, u përgjigj po në shtypin britnaik, duke thënë, se ai nuk beson se në Irak ka probleme serioze me shkeljet e të drejtave të njeriut, ose torturat nga qeveria.

XS
SM
MD
LG