Lidhje

Një udhëheqës shiit kërkon rritjen e autoritetit për forcat irakiane


Një udhëheqës i lartë i komunitetit shi’t të Irakut, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i lejojnë forcat irakiane të tregohen më agresive kundër kryengritësve.

Në një intervistë të botuar sot në gazetës Uashington Post, Abdul Aziz Hakim, thotë se trupat amerikane po i pengojnë përpjekjet e forcave të reja irakiane që të ndjekin kryengritësit. Ai tha se ka patur plane të ushtrisë irakiane për të ndërhyrë kundër kryengritësve, që duhet të ishin zbatuar muaj më parë.

Po ashtu ai thekson se mospranimi i këtyre planeve nga gjeneralët amerikanë, ka çuar në zgjerimin e kryengritjes dhe sulmeve terroriste. Megjithatë zyrtari irakian nuk jep hollësi se për çfarë planesh bëhet fjalë. Zoti Hakim i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të marrin masa më të forta ndaj vendeve në kufi me Irakun, të cilat strehojnë kryengritës dhe përkrahës të tyre.

Zoti Hakim kryeson Këshillin Suprem për Revolucionin në Irak, një organizatë kryesisht shi’ite, që ka përfaqësimin më të madh në parlament.

XS
SM
MD
LG