Lidhje

Shpërthim në një minerë të Kinës: 134 minatorë të vdekur, dhjetra të zhdukur


Agjencia shtetërore kineze e lajmeve thotë se 134 minatorë kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë figurojnë të zhdukur pas shpërthimit në një minierë në provincën verilindore të Heilongjang-ut.

Sipas Agjencisë Hsinhua, 221 minatorë ishin duke punuar mbrëmë vonë, në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Punonjësit e shpëtimit hynë në minierë për të kërkuar për të mbijetuar, vetëm pas rifillimit nga puna të sistemeve të ventilimit, që pushuan së funksionuari për shkak të shpërthimit. Agjencitë kineze të lajmeve thonë se miniera kishte liçencë të rregullt dhe se ajo ishte pjesë e konglomeratit të minierave shtetërore.

Zyrtarët që mbulojnë masat e sigurisë nëpër miniera thuhet se u nisën drejt skenës së shpërthimit, që me sa duket u shkaktuar nga pluhuri i qymyrit. Industria minerare e Kinës është ndër më të rrezikshmet në botë.

Shumë minera i kushtojnë pak vëmendje standarteve të sigurisë, gjë që ka çuar në ngecjen e minatorëve nëpër zona të caktuara të minierës, shpërthime, përmbytje dhe zjarre nëpër minera.

XS
SM
MD
LG