Lidhje

Gjashtë serbë të akuzuar për krime lufte po gjykohen në Beograd


Gjashtë serbë të akuzuar për krime lufte dolën në gjyq në Beograd, rast i parë ky, që i referohet një gjykate serbe nga Gjykata ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës me seli në Hagë.

Ata janë akuzuar për masakrën e 19 civilëve muslimanë dhe për dëbimin e më shumë se 1 mijë e 800 të tjerëve nga Bosnje-Hercegovina në vitin 1992 gjatë luftës në Bosnje. Njëri prej të akuzuarve është Branko Grujiç, i cili në atë kohë ishte kryetar i bashkisë së qytetit të Zvornikut, afër vendit ku thuhet se ndodhi masakra. I pandehuri i shtatë vdiq javën e kaluar ndërsa mbahej nën arrest nga autoritetet me sa duket nga një goditje në zemër.

XS
SM
MD
LG