Lidhje

BE: Vendet anëtare mund të humbasin të drejtën e votës nëse zbulohet se kanë lejuar burgje sekrete të CIA-s


Zyrtari më i lartë i drejtësisë i Bashkimit Evropian thotë se vendet anëtare mund të humbasin të drejtën e votës nëse zbulohet se kanë lejuar funksionimin e burgjeve sekrete të CIA-s në territoret e tyre.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme Franco Fratini tha se këto vende ndeshen me rrezikun për të humbur të drejtën e votës në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian, organi kryesor vendim-marrës i organizatës.

Gazetat amerikane njoftuan disa javë më parë se CIA ka në Evropën lindore qendra sekrete burgimi për persona që dyshohen si terroristë.

Zoti Fratini tha se zyrtarët e drejtësisë të Bashkimit Evropian javën e kaluar i kërkuan zyrtarisht Uashingtonit të japë shpjegime për këto akuza, por ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Këshilli i Evropës ka filluar një proces hetimor lidhur me njoftimet për burgje sekrete dhe avionë që fluturonin mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian për të sjellë të burgosur të CIA-s.

XS
SM
MD
LG