Lidhje

Sekretari Ramsfeld: Largimi nuk është një strategji për tërheqje nga Iraku


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld hodhi poshtë thirrjet për tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku, duke thënë se largimi nuk është një strategji për tërheqje nga Iraku.

Sekretari Rumsfeld i bëri këto komente në një konferencë shtypi një ditë para një fjalimi që presidenti Bush ka në plan të mbajë lidhur me një strategji fitimtare për Irakun.

Zoti Rumsfeld tha se një tërheqje e parakohshme nga Iraku do të bënte që populli amerikan të përballej me një rrezik më të madh si dhe një ftesë për më shumë dhunë terroriste. Këto komente sekretari i mbrojtjes i bëri ndërkohë që administrata e presidentit Bush ndodhet nën një presion politik në rritje për të shpjeguar planin e saj për stabilizimin e Irakut.

XS
SM
MD
LG