Lidhje

Irani u thur lavde sulmeve vetvrasëse


Televizioni shtetëror i Iranit transmetoi kohët e fundit një film vizatimor ku i thurreshin lavde sulmeve vetëvrasëse kundër izraelitëve. Në film përshkruhen bëmat e një të riu palestinez që vret veten për t’iu kundërvënë izraelitëve, si një shembull fisnik që duhet ndjekur nga fëmijët. Djali lidh granata pas trupit dhe hedh veten në erë pasi i thonë: “Shko dhe tregoi zionistëve trimërinë dhe heroizmin e djemve palestinezë”.

Televizioni shtetëror iranian e transmetoi filmin vizatimor rreth të njëjtës kohë kur Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad tha se Izraeli duhej zhdukur nga harta. Ngritja e lavdeve për sulmet vetëvrasëse nga ana e regjimit klerik të Iranit, vjen në një kohë kur myslimanët në gjithë botën po e dënojnë terrorizmin.

Autoriteti Palestinez dalë nga zgjedhje të lira, që ndryshe nga Irani, ka të drejtën të flasë në emër të palestinezëve, i ka dënuar me forcë sulmet vetëvrasëse. Pas sulmeve të tilla më 9 nëntor në tre hotele në Aman të Jordanisë që shkaktuan vdekjen e 60 personave, mijëra jordanezë marshuan në protesta ku dënuan Abu Musab al-Zarqawin, udhëheqësin me origjinë jordaneze të al-Kaidës në Irak, i cili mori përgjegjësinë për sulmet, Në korrik të këtij viti 170 nga klerikët dhe studiuesit kryesorë myslimanë u mblodhën në Aman, ku përmes një komunikatë dënonin të gjitha aktet e terrorizmit që kryhen në emër të Islamizmit.

Në Indonezi Din Syamsuddin, kreu i organizatës së dytë më të madhe islamike, Muhammadiyah tha se është krejtësisht e gabuar që të lidhen sulmet vetëvrasëse dhe Islamizmin pasi këto veprime terroriste kanë turpëruar myslimanët.

Presidenti Bush thotë se ashtu si të gjithë udhëheqësit totalitarë, edhe ata islamikë besojnë se individë të pafajshëm mund të sakrifikohen për t’i shërbyer ideve të tyre të mbrapshta: “Radikalizmi islamik drejtohet nga një grup i vetë-emëruar që pretendon se flet në emër të masave të tëra myslimane. Bin Ladeni thotë se roli i tij është që t’u thotë myslimanëve se çfarë është e mirë për ta dhe çfarë jo. Dhe ky njeri i rritur në mes të pasurisë dhe privilegjeve mendon se është mirë për myslimanët e varfër që ata të bëhen vrasës dhe autorë sulmesh vetëvrasëse. Ai i garanton ata se kjo është rruga drejt parajsës, megjithëse ai vetë nuk e bën një gjë të tillë”.

Radikalizmi islamik do të mposhtet, thotë Presidenti Bush, sepse ata që përçmojnë lirinë dhe përparimin janë të destinuar të izolohen dhe shkatërrohen.

XS
SM
MD
LG