Lidhje

Kryengritësit vrasin 9 persona në Irak


Kryengritësit në Irak vranë sot të paktën 9 veta ndërkohë që forcat irakiane dhe amerikane kryen një ofensivë të re anti terroriste përgjatë bregut lindor të lumit Eufrat. Nëntë civilë u vranë afër qytetit qëndror të Bakubës kur njerëz të armatosur hapën zjarr kundër një autobusi të vogël me të cilin po udhëtonin.

Ndërkohë, ushtria amerikane tha se 2 mijë e 500 trupa irakiane dhe ameriane kanë filluar një operacion afër qytetit perëndimor Hit. Ushtria pohon se në këtë qytet mund të ketë një bazë e al-Qaidës për ndërtimin e pajisjeve shpërthyese.

Në një zhvillim tjetër, grupi perëndimor i ndihmave, 4 punonjës të të cilit u rrëmbyn të shtunën në Bagdat tha se ishte hidhëruar kur kishte parë kolegët e tij në një vidio-kasetë të pengjeve e cila u transmetua nga rrjeti al-Xhazera. Grupi Ekipet Kritiane të Paqes tha se shpreson se 4 vetat në fjalë do të lirohen së shpejti.

XS
SM
MD
LG