Lidhje

Irak: Kryengritësit kryejnë një sulm në Ramadi, nuk ka viktima


Kryengritësit në qytetin Ramadi, në perëndim të Irakut, kryen sot një sulm kundër një baze amerikane dhe ndërtesave qeveritare.

Për incidentin njoftuan fillimisht banorët e qytetit. Ata thanë se dhjetra persona të maskuar dhe të armatosur të cilët mendohet se janë pjesëtarë të grupit terrorist të al-Qaidës në Irak kaluan në rrugët e qytetit, duke qëlluar me mortaja dhe raketa. Sulmi ndodhi ndërkohë që udhëheqësit fisnorë dhe zyrtarë të ushtrisë amerikane po zhvillonin një takim.

Zëdhënësi i ushtrisë amerikane e minimizoi incidentin, duke thënë se pati vetëm një sulm me raketa granada-hedhëse ndaj një pike kontrolli të pëbashkët irakiane dhe të forcave të koalicionit dhe se nuk pati viktima.

Trupat amerikane dhe ato irakiane ndodhen në Ramadi që nga dita e dielë, për të kryer një operacion kundër kryengritësve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit. Por zyrtarët paralajmërojnë se presin një rritje të dhunës, ndërsa kryengritësit bëhen përherë e më të dëshpëruar në prag të votimeve.

XS
SM
MD
LG