Lidhje

SHBA: Maqedonia ka akoma punë për të bërë në planin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit


Zëvendësndihmësja e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Rosmari DiKarlo tha sot në Shkup se Maqedonia akoma ka punë për të bërë në planin e realizimit të reformave, sidomos në sferën e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit, reformat në gjyqësi, procesin zgjedhor, dhe në luftën kundër korrupcionit.

Ajo i bëri këto komente pas takimeve me autoritetet e larta shtetërore maqedonase. Sipas saj,zgjedhjet e vitit 2006 janë të rëndësishme në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sipas saj, SHBA-të mbështesin fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës dhe se qëndrimi zyrtar amerikan është kundër ndarjes së Kosovës.

Vizioni i SHBA është konfrom qëndrimeve të Grupit të Kontaktit të OKB-së. Në këtë drejtim nuk duhet të ketë ndarje të Kosovës dhe ne mbështesin integritetin territorial të vendeve fqinje të Kosovës. SHBA duan të shohim që të dyja palët të bisedojnë dhe çdo rezultat i tyre do të jetë në kompetencë të kryenegociatorit Marti Atisari, tha zëvendësndihmësja e sekretarit shtetëror amerikan, Rosmary DiKarlo. Zonja DiKarlo nënvizoi se SHBA e mbështesin procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe vlerësojnë lartë ndihmën e saj në luftën globale kundër terrorizmit

XS
SM
MD
LG