Lidhje

FMN dhe Serbia njoftojnë arritjen e një marrëveshjeje për programe huash


Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Serbia njoftuan arritjen e një marrëveshjeje për programe të rëndësishme huash.

Zyrtarët e FMN-së thonë se marrëveshja mund të çojë në faljen e borxhit të Sërbisë prej 700 milionë dollarësh që ajo i detyrohet Klubit të Parisit të vendeve kreditore. Marrëveshja do ta ndihmonte Sërbinë të rimëkëmbej ekonomikisht pas gjendjes së pasigurt të krijuar pas disa vjet luftimesh në Ballkan dhe sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja pason bisedimet që rifilluan këtë javë pasi parlamenti i Sërbisë miratoi buxhetin e vitit 2006 që u hartua në përputhje me standardet e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Bordi i FMN-së do të mblidhet muajin e ardhëshëm për të diskutuar miratimin zyrtar të marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG