Lidhje

Zyrtari i OKB-së i shqetësuar për torturat në Kinë


Një hetues i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha se torturat mbeten të përhapura në Kinë dhe akuzoi qyrtarët qeveritarë se po pengojnë misionin e tij për gjetjen e fakteve.

Sot në Pekin i dërguari i posaçëm i OKB-së për torturat Manfred Nowak tha se gjatë vizitës së tij 12 ditore kishte kuptuar frikën dhe vet-censurimin në intervistat me të burgosurit. Zoti Nowak i tha Zërit të Amerikës se u mbajt nën vëzhgim dhe zyrtarët monitoruan intervistat e tij me pjestarët e familjeve të të burgosurve. Ai tha gjithashtu se disa njerëz që dëshironin të takoheshin me të u ndaluan fizikisht ta bënin një gjë të tillë.

Zyrtari i OKB-së i tha gazetarëve se ndërsa përdorimi i torturave në Kinë ka rënë disi, por sistemi ligjor i vendit ka nevojë për reforma në mënyrë që të përmirësohet situata. Vizita e tij bëhet pas 10 vjet negociatash me qeverinë kineze.

XS
SM
MD
LG