Lidhje

Ushtria amerikane paguan për botimin e artikujve të saj në gazetat irakiane


Ushtria amerikane thotë se u ka ofruar artikuj gazetave irakiane dhe ka blerë pjesë në faqe të gazetave për të siguruar botimin e artikujve.

Në një deklaratë të nxjerrë të premtën në Bagdad, thuhet se veprimtari të tilla janë të zakonshme në Irak, por një senator i lartë amerikan thotë se elemente të këtij programi duhen shqyrtuar në mënyrë të hollësishme.

Kryetari i komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, Xhon Uarner, e bëri këtë koment të premtën pas një informimi nga zyrtarë të Pentagonit rreth njoftimeve se ushtria kishte paguar mjete irakiane të informimit për të botuar artikuj pro amerikanë.

Ai tha se zyrtarët ushtarakë i kishin thënë se programi ishte i nevojshëm për të treguar të vërtetën dhe për t’iu kundërvënë keqinformimit nga ana e kryengritësve.

Senatori Uarner theskoi se zyrtarët e mbrojtjes i kishin thënë se ata vazhdojnë të mbledhin të dhëna rreth përmasave të këtij programi të fshehtë, që u njoftua fillimisht këtë javë nga një gazetë amerikane.

XS
SM
MD
LG