Lidhje

Një anëtar i lartë i Al Kaidës vritet në rajonet e Vaziristanit


Pakistani njofton se një anëtar i lartë i Al Kaidës, u vra në rajonet e thella veriperëndimore, në kufi me Afganistanin, por ende nuk dihet me saktësi se si u vra. Presidenti pakistanez, Pervez Musharraf, tha sot në Kuvajt, ku ndodhet për vizitë, se shtetasi i lindur në Egjipt, Abu Hamza Rabia u vra të enjten në rajonin e Vaziristanit.

Zyrtarët pakistanezë thonë se Rabia ishte një komandant i lartë i Al-Kaidës dhe një nga 5 drejtuesit e saj kryesorë. Ata thonë se ai u vra së bashku me 4 të tjerë nga një shpërthim i fushëm, i shkaktuar nga një lëndë që përdoret për prodhimin e bombave. Banorët në këtë zonë të thellë thonë se kanë parë një aeroplan pa pilot që goditi vend-strehimin e tyre.

Njoftime të shtypit nga ana tjetër, citojnë zyrtarë të paidentifikuar që thonë se ndaj drejtuesit të Al-Kaidës u krye një sulm ajror. Dhjetra-mijëra forca pakistaneze janë dislokuar në këtë rajon gjysmë-autonom në kufi me Afganistanin në ndjekje të ekstremistëve të Al-Qaidës dhe atyre talebanë.

XS
SM
MD
LG