Lidhje

OKB: Torturat përdorën në shkallë të gjerë në Kinë


Një hetues i Kombeve të Bashkuara thotë se torturat përdorën në shkallë të gjerë në Kinë dhe akuzoi zyrtarë të qeverisë se penguan misionin e tij hetimor.

I dërguari i OKB-së për tortura, Manfred Nouek, tha dje në Pekin se gjatë vizitës së tij 12 ditëshe në Kinë, ai kishte vënë re një nivel të lartë frike dhe vetëcensurimi në intervistat me të burgosur.

Zoti Nouek i tha Zërit të Amerikës se ishte mbajtur nën mbikëqyrje dhe zyrtarët kishin vëzhguar intervistat që ai bëri me avokatët dhe anëtarë të familjeve të të burgosurve.

Mirëpo, zoti Nouek tha se pati mundësi të arrinte në përfundimin se tortura përdorej në shkallë të gjerë, përfshirë rrahjet, përdorimin e shokut elektrik dhe zhytjen në ujë të ndotur.

Gjatë vizitës në Kinë, zoti Nouek bëri ndalesa në Tibet dhe në rajonin kryesisht mysliman të Hsingjiangut. Leja për vizitën e tij u dha pas 10 vjet negociatash

.

XS
SM
MD
LG