Lidhje

19 ushtarë irakianë janë vrarë gjatë një prite në veri të Bagdatit


Në Irak, zyrtarë vendas thonë se 19 ushtarë irakianë janë vrarë gjatë një prite në veri të Bagdatit. Autoritetet thonë pas shpërthimit të një bombe, në afërsi të patrullës irakiane, në qytetin e Bakubës, persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve irakianë.

Të enjten, 10 marinsa amerikanë u vranë nga shpërthimi i një bombe të fuqishme pranë vendit ku po patrullonin në qytetin e Falluxhës. Sot rrjeti televiziv arab Al Xhazira, tregoi pamje që tha se ishin të kryengritësve ku ata shiheshin duke sulmuar një patrullë amerikane në afërsi të Falluxhës. Në video shihet një shpërthim i fuqishëm dhe një automjeti ushtarak i koalicionit që merr flakë, ndërsa ushtarët ishin përqark tij duke patrulluar në këmbë.

Ndërkohë, një organizatë myslimane britanike ka dërguar në Irak një negociator në përpjekje për lirimin e 4 aktivistëve perëndimorë të paqes, të cilët grupi që i ka marrë peng, ka kërcënuar t’i vrasë.

XS
SM
MD
LG