Lidhje

Një komandant i lartë i al-Kaidës vritet në Pakistan


Një komandant i lartë i al-Kadës është vrarë në rajonin veriperëndimor të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarë pakistanezë thanë dje se numri tre në hierarkinë e grupit terrorist ndërkombëtar, Abu Hamza Rabia i lindir në Egjipt, u vra të enjten në rajonin e Vaziristanit Verior. Ata thonë se ai u vra së bashku me katër të tjerë nga një shpërthimi i fuqishëm i shkaktuar nga material për ndërtimin e bombave.

Hollësitë e sulmit ende nuk janë të qarta, megjithëse mjetet e informimit lënë të kuptohet se shtëpia ku ndodheshin ata mund të jetë goditur nga raketa të hedhura nga të pakëtën njëri nga avionët e telekomanduar.

Agjencia Qendrore Amerikane e Zbulimit, CIA, për të cilën dihet se përdorë avionë të telekomanduar gjatë operacioneve anti-terroriste në Pakistan, nuk pranoi të komentonte rreth këtij incidenti.

Zoti Rabia është lidhur me disa komplote për të sulmuar Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët thonë se vdekja e tij është një goditje e rëndë për al-Kaidën. Ai është lidhur edhe me disa përpjekje për të vrarë presidentin pakistanez, Pervez Musharraf.

XS
SM
MD
LG