Lidhje

Izrael: Të paktën 5 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur nga një sulm vetëvrasës


Një palestinez, i cili hodhi veten në erë, shkaktoi të paktën 5 kalimtarë të vrarë dhe rreth 50 të plagosur në një qendër tregëtare në Izraelin verior. Policia thotë se shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Sulmi i sotëm ndodhi në një pikë kontrolli në hyrjen e një qendre tregëtare në qytetin bregdetar të Netanjas.

Grupi ekstremist palestinez, Xhihadi Islamik, mori përgjegjësinë për shpërthimin dhe publikoi një video në të cilën autori i sulmit paraqitej me një pushkë dhe një granatahedhës para flamurit të zi të grupit. Një shpërthim i ngjashëm i Xhihadit Islamik në muajin korrik në të njëjtën qendër tregëtare shkaktoi vdekjen e 5 izraelitëve.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas e dënoi menjëherë sulmin, duke e cilësuar atë si një akt terrorist dhe u dha urdhër forcave palestineze të sigurimit që të arrestojnë personat përgjegjës.

Ministri izraelit i mbrojtjes Shaul Mofaz i tha radios së ushtrisë izraelite se operacionet tokësore kundër objekteve palestineze do të fillonin brenda pak orëve. Ai tha se udhëzimet e fundit ushtarake përfshinin urdhërat për rifillimin e praktikës së vrasjes me atentat të udhëheqësve ekstremistë.

XS
SM
MD
LG