Lidhje

SHBA: Përfundime shqetësuese mbi nivelin e përgatitjes për sulme terroriste


Komisioni amerikan, i ngarkuar me hetimet mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara, thotë se udhëheqësit amerikanë nuk janë të përqëndruar në përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin nga sulmet në të ardhmen. Ky komision dy-partiak mbajti konferencën e tij të fundit për shtyp sot, duke paraqitur një raport lidhur me suksesin e qeverisë për të zbatuar rekomandimet e tij.

Raporti përfshin një numër dështimesh dhe masash të dobëta. Drejtuesi i komisionit, Thomas Kean e cilësoi si skandal që policia dhe zjarrfikësit nuk mund të komunikojnë me njeri tjetrin gjatë një katastrofe sepse nuk janë miratuar masat e duhura për të caktuar valë komunikimi radjoje për raste emergjente.

Komisioni i bëri gjithashtu thirrje Kongresit që të caktojë fonde për sigurimin kombëtar duke u bazuar në kërcënimin e sulmeve në zona si New Yorku dhe Washingtoni, që kanë më shumë nevojë. Komisioni kritikoi gjithashtu administratën e presidentit Bush se dështoi të vendosë standarte të përbashkëta të koalicionit për trajtimin e të burgosurve.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Dan Bartlett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë për ta bërë vendin më të sigurtë.

XS
SM
MD
LG