Lidhje

Dita Botërore e Sidës është një rast që të mos harrohen më shumë se 40 milion njerëz që jetojnë me virusin HIV


Dita Botërore e Sidës, e cila respektohet këtë muaj, u jep rastin njerzve dhe qeverive në gjithë botën që të kujtojnë më shumë se 40 milion njerëz që jetojnë me virusin HIV, i cili shkakton Sidën. Më shumë se 2 milion prej të infektuarve me këtë virus janë fëmijë. Sekretarja amerikane e shtetit, Condoliza Rajs, thotë se të gjithë ata që kanë mundësinë të lehtësojnë vuajtjet dhe të shpëtojnë jetë njerzish kanë gjithashtu një përgjegjësi morale.

“Para gati 3 vjetësh, presidenti George Bush bëri një premtim për njerzit e prekur nga kjo sëmundje. Ai u zotua se Amerika do të bëjë më shumë për të ndihmuar dhe ai filloi një përpjekje 5-vjeçare prej 15 miliardë dollarësh i njohur si Plani Emergjent i Presidetit për të Ndihmuar Viktimat e Sidës. Ky plan përbën nismën më të mahe ndërkombëtare të ndërmarë ndonjëherë nga një vend për të luftuar një sëmundje të vetme.”

Sekretarja Rajs tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të luftuar virusin HIV dhe sëmundjen e Sidës në 123 vende të botës, duke u përqëndruar në 15 vende të goditura më rëndë, të cilat janë në Afrikë, Azi dhe Karaibe. Vetëm në këto vende jetojnë më shumë se 50 përqind e njerzve të prekur nga kjo sëmundje. Me rastin e Ditës Botërore të Sidës, më 1 dhjetor, presidenti Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara po mbështesin tani kurimin e mbi 400 mijë njerzve të infektuar në këto 15 vende.

“Plani emergjent po na ndihmon të përmbushim objektivin strategjik 5-vjeçar për të parandaluar 7 milion infeksione të reja, për të kuruar 2 milion individë, që jetojnë me Sidë dhe për t’u kujdesur për 10 milion njerëz, që janë prekur nga kjo sëmundje, përfshirë fëmijët e mitur.”

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, rënia më e ndjeshme e numrit të të infektuarve me HIV dhe Sidë ka ndodhur në Kenia. Shkalla e infektimit ra nga 10 përqind që ishte në fund të viteve 90-të në 7 përqind në vitin 2003.

Dr. Patrick Orege, drejtor i Këshillit Kombëtar për Kontrollin e Sidës të Kenias, thotë se vendi i tij ka programe vullnetare për analiza dhe këshillime. Një prej nismave është ulja e numrit të grave shtatzanë me virusin HIV, që ia kalojnë atë foshnjeve të tyre. Një tjetër nismë është strategjia për ndryshim qëndrimi, nismë që nxit përmbajtjen dhe besnikërinë ndaj partnerit ose parneres, dhe përdorimin e saktë dhe të vazhdueshëm të kontraceptivëve.

“Në se i përmbahemi angazhimit tonë, tha sekretarja e shtetit Rajs, një ditë ne do të krijojmë shpresë për të gjithë ata që jetojnë nën hijen e virusit HIV dhe të sëmundjes së Sidës”.

XS
SM
MD
LG