Lidhje

Irak: Një sulm vetëvrasës në Bagdat shkakton vdekjen e 27 vetave


Al Kaida në Irak mori përgjegjësinë për një shpërthim të dyfishtë vetvrasës në një akademi të policisë, shpërthim i cili la të vrarë dhe të plagosur dhjetra policë dhe rekrutë. Deklarata, e cila nuk është konfirmuar nga burime të pavarura, u publikua në një faqe interneti që përdoret shpesh nga kjo organizatë, e cila në Irak drejtohet nga Abu Musab al-Zarqawi.

Policia dhe zyrtarët irakianë thonë se të paktën 36 vetë u vranë në këtë sulm. Fillimisht zyrtarët njoftuan se personat vetvrasës ishin dy gra, por informacionet e reja tregojnë se ata ishin burra.

Ndërkohë, në Uashington, Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen për lirimin e pengjeve amerikane në Irak por nuk do të paguajnë shpërblim për lirimin e tyre.

Muajin e kaluar, një veprimtar amerikan i paqes u rrëmbye në Irak ndërsa sot, një videokasetë tjetër tregonte imazhet e një perëndimori tjetër, për të cilin rrëmbyesit thonë se është konsulent amerikan i çështjeve të sigurisë.

XS
SM
MD
LG