Lidhje

Strategjia amerikane për fitore në Irak


Presidenti Bush bëri të njohur një plan amerikan për oparacionet në Irak. Në vazhdim u hedhim një vështrim hollësive të strategjisë së presidentit për fitore dhe nëse pikësynimet e tij janë të realizueshme.

Ndërhyrja amerikane në Irak filloi me një mbështetje të madhe nga Kongresi dhe nga publiku. Kurse tani, më shumë se dy vjet më vonë, humbjet në njerëz dhe shumat e shpenëzuara kanë bërë që shumë amerikanë të vënë në pikëpyetje praninë e Shteteve të Bashkuara në Irak.

Muajin e kaluar, ligjvënësi demokrat Xhon Murtha i Pensilvanisë, ofroi një propozim ku bëhej thirrje për tërheqjen e trupave nga Iraku. Megjithëse pati një mbështetje të vogël, shumë analistë thanë se bëri që Shtëpia e Bardhë të jepte një përgjigje.

Gjatë një fjalimi në akademinë e forcave detare, Presidenti Bush hodhi poshtë thirrjet për tërheqjen e trupave. “Shumica e amerikanëve kanë dy kërkesa në lidhje me Irakun. Ata duan fitoren dhe kërkojnë që trupat të kthehen sa më shpejt. Këto janë gjithashtu edhe qëllimet e mia, tha presidenti Bush. Unë nuk do të pranoj asgjë më pak se një fitore të plotë,” tha presidenti.

Shtëpia e Bardhë publikoi edhe një dokument 35 faqesh të quajtur ‘Strategjia kombëtare për fitore në Irak.’ Krahas zotimit për fitore ndaj terroristëve dhe kryengritësve, plani parashikon kaliminb e përgjegjësisë për sigurinë e Irakut në duart e forcave irakiane menjëherë pasi ato të jenë stërvitur, por ai nuk përfshin një afat për tërheqjen e trupave amerikane.

Stivën Tuig, analist për një grup kërkimor në Londër thotë: “Ky fjalim, tha zoti Tuig, u drejtohej dëgjuesve në Amerikë. Mendoj se në Evropë ekziston një opinion i fuqishëm që pajtohet se një tërheqje, ose caktimi i afatit për tërheqje në këtë fazë, do të ishte gabim i madh.”

Laith Kubah, zëdhënës i qeverisë irakiane thotë. “Fitore e plotë do të thotë të mposhtësh operacionet e Al-Kaidës në Irak dhe të zhdukësh mbeturinat e regjimit të Sadam Huseinit. Duke mposhtur këto dy forca dhe duke ndihmuar një qeveri irakiane të zgjedhur me vota të lira do të arrihet fitorja e shumëpritur, tha zoti Kubah.”

Për presidentin Bush dhe shumë analistë të tjerë, tërheqja e trupave amerikane varet nga aftësia e forcave policore irakiane për të përballuar terrorizmin dhe për të ruajtur sigurinë e vendit. Ndërkohë, Kristofer Prebëll, nga Instituti Keito, thotë se duke shqyrtuar numrin e sulmeve terroriste në muajt e fundit, prania e forcave amerikane në Irak nuk po shpejton procesin e sigurimit. Ai shton se caktimi i një afati për tërheqje do të shërbente si një nxitje për të rritur përgatitjet.

Ruel Mark Gurek i Institutit Amerikan Enterprice thotë: “Nuk mendoj se Presidenti Bush do të lejojë ndonjë ndryshim të ndjeshëm derisa të bëhet përparim në luftën kundër kryengritësve. Obiektivi është që ushtria e re irakiane do të jetë ajo që do të vaxhdojë luftën kundër kryengritësve”.

Por disa vëzhgues shikojnë një ngjashmëri shqetësuese midis zhvillimeve në Irak dhe ndërhyrjes në Vietnam 30 vjet më parë. Gjenerali amerikan në pension, Uilliam Odom, thotë: “Vietnami është një shembull i mirë. Edhe Presidenti Nikson kishte planin ‘Vietnamizimi’, i cili kishte për qëllim stërvitjen e trupave vietnameze. Ky plan nuk pati sukses dhe koha e pranisë amerikane atje u tejzgjat.” Analistë si gjenerali Odom argumentojnë se prania e trupave amerikane nuk do ta përmirësojë gjendjen në Irak, kurse Shtëpia e Bardhë thotë se një datë e caktuar për tërheqje do t’u jepte terroristëve e kryengritësve një afat për riorganizim.

Ndërkohë, presidenti Bush pritet të mbajë disa fjalime para zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit në Irak, të cilat janë cilësuar si shumë të rëndësishme për zhvillimet demokratike në Irak dhe terheqjen e trupave amerikane.

XS
SM
MD
LG