Lidhje

Presidenti Bush përsëri në mbrojtje të politikave të administratës së tij në Irak


Presidenti Bush u doli në mbrojtje politikave të administratës së tij në Irak në një fjalim që mbajti në Uashington lidhur me përparimin e arritur në këtë vend.

Zoti Bush tha se irakianët kanë shënuar një përparim mahnitës gjatë periudhës së fundit prej 2 vjet e gjysëm dhe përmendi zgjedhjet e javës së ardhshme si shenjë përparimi. Presidenti Bush vuri në dukje punën e forcave të koalicionit dhe të qeverisë irakiane në qytetin e Naxhafit si shembull të asaj që e cilësoi si një përparim i qëndrueshëm në Irak.

Presidenti tha se qyteti ra nën kontrollin e një milicie të dhunshme në vitin 2003, gjë që e shkatërroi ekonominë lokale. Por pasi forcat e koalicionit dhe trupat irakiane i sprapsën dhe i çarmatosën forcat e milicisë në verën e vitit 2004, qyteti i shenjtë shiit hyri në periudhën e rindërtimit. Ai tha se përpjekjet për rindërtim përfshijnë përmirësime në sistemin e furnizimit me ujë, rindërtimin e shtëpive dhe nxitjen ekonomike.

Presidenti pohoi se ende ka probleme, përfshirë edhe kërcënime ndaj sigurisë si dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Por ai tha se banorët kanë përjetuar përparim dhe po zgjedhin demokracinë mbi tiraninë.

XS
SM
MD
LG