Lidhje

25 vjetori i vrasjes së legjendarit Xhon Lenon


Nju Jorku dhe qyteti verior i Liverpulit në Britani po nderojnë sot kujtimin e ish-pjesëtarit të Bitëllsave dhe ikonën e muzikës pop John Lennon, me rastin e 25 vjetorit të vrasjes së tij.

Në ceremoninë që u zhvillua në qendrën e Liverpulit, qyteti i lindjes së John Lennonit, tifozët dhe zyrtarët krijuan një vend lutjesh poshtë statujës së Bitëllsit legjendar. Më vonë banorët e aytetit do të marrin pjesë në një shërbim përkujtimor.

Në qytetin e Nju Jorkut pritet të mblidhen qindra admirues të këngëtarit që e kujtojnë atë sot me pikëllim, për të ndezur qirinj në pjesën e parkut të madh qytetit, Central Park, të quajtur Strawberry Fields, që është titulli i njërës prej këngëve të John Lennonit. Lenonin e vrau me revole një i sëmurë psiqik, ndërsa ai po kthehej nga një studio regjistrimi, mbrëmjen e 8 dhjetorit të vitit 1980.

XS
SM
MD
LG