Lidhje

Greqia thotë se anëtarësimi i vendeve të rajonit në institucionet evropiane do të garantonte paqen në Ballkan


Ministri i jashtëm i Greqisë, Petros Moliviatis, thotë se e vetmja mënyrë për të garantuar paqen dhe qendrueshmërinë në Ballkan është anëtarësimi i vendeve ballkanike në institucionet evropiane.

Zoti Moliviatis tha dje pas bisedimeve në Beograd me presidentin serb, Boris Tadiç, se anëtarësimi në institucione të tilla është një objektiv strategjik.

Vendet ballkanike që përbënin ish Jugosllavinë, përfshirë Serbinë dhe Malin e Zi, po kërkojnë të hyjnë në radhët e Bashkimit Evropian dhe të Natos.

Zyrtarët evropianë thonë se këto shtete duhet të bëjnë më shumë përparim në disa aspekte kryesore, përfshirë arrestimin e personave të akuzuar për krime lufte dhe zgjidhjen e problemit të ndarjes etnike në Kosovë.

Beogradi ka kërkuar që Kosova të mbetet pjesë e Serbisë, por shumica shqiptare kërkon pavarësinë.

Zoti Moliviatis po bën një turne në Serbi dhe Kosovë së bashku me ministrat e jashtëm nga Kroacia dhe Rumania, në prag të hapjes së bisedimeve të organizuara nga Kombet e Bashkuara mbi statusin përfundimtar të Kosovës.

XS
SM
MD
LG