Lidhje

NATO-ja miraton planin për zgjerimin e forcave paqeruajtëse në Afganistan


Ministrat e Jashtëm të NATO-s miratuan një plan për zgjerimin e forcës paqeruajtëse të Aleancës në pjesën jugore të Afganistanit, me më tepër probleme.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos Jaap de Hoop Scheffer e shpalli planin sot pas një takimi të ministrave të aleancës në Bruksel. Ai tha se rreth 6 mijë trupa evopiane dhe kanadeze do t’u shtohen vitin e ardhshëm 9 mijë e 500 trupave të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë. Ai tha se forcat e reja do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe për të garantuar se terrorizmi nuk do të gjejë më vend në Afganistan.

Sekretarja amerikane e Shtetit Rice u tha gazetarëve se ky plan provon se aleanca synon të mbajë angazhimin për ruajtjen e sigurisë në Afganistan si dhe të ndihmojë autoritetet për vënien në jetë të reformave.

Zyrtarët e NATO-s thonë se marrëveshja bën të mundur që 20 mijë trupat e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të merren me detyrën më të rrezikshme në frontin kundër forcave kryengritëse, por i jep NATO-s më tepër hapësirë për stërvitjen dhe mbështetjen e forcave afgane.

XS
SM
MD
LG