Lidhje

Një gjykatë spanjolle vendosi që Gotovina të qëndrojë në burg derisa të ekstradohet


Një gjykatë e Spanjës urdhëroi që gjenerali i kapur kroat, Ante Gotovina, i akuzuar për krime lufte, të mbahet në burg derisa të ekstradohet në gjykatën e OKB-së për krime lufte.

Policia e arrestoi Gjeneralin Gotovina të merkurën në ishujt Kanarie të Spanjës. Ai ka qenë në arrati që prej vitit 2001.

Gjykata e Hagës ka akuzuar atë lidhur me rolin e tij në vrasjen e civilëve serbë në një rajon kroat të mbajtur nga serbët në vitin 1995.

Bashkimi Evripoan tha se kapja e gjeneralit heq një pengesë të madhe për anëtarësimin e mundshëm të Kroacisë në BE.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit e përshëndeti njoftimin, duke thënë se arrestimi është një hap i madh përpara drejt anëtarësimit të Kroacisë në Nato.

Por, qindra përkrahës të gjeneralit protestuan dje në Zagreb. Ata e shikojnë atë si hero që ndihmoi në çlirimin e Kroacisë nga serbët.

XS
SM
MD
LG