Lidhje

BE parashikon të zgjerojë kompetencat lidhur me funksionet policore në Kosovë


Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thonë se do t’u bëjnë thirrje ministrave të jashtëm që mblidhen të hënën në Bruksel, të bien dakord që Bashkimi të marrë më shumë përgjegjësi përsa u përket funksioneve policore në Kosovë.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe Komisioneri për zgjerimin, Oli Rehn, e bënë këtë rekomandim në një projekt-raport. Dokumenti bën thirrje që Bashkimi të përgatitet të marrë një rol udhëheqës për të garantuar sigurinë në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes për statusin përfundimtar.

Udhëheqësit serbë dhe shqiptarë pritet të hapin bisedimet për të ardhmen e Kosovës në muajt e ardhshëm. Autoritetet sërbe kanë ofruar autonomi më të madhe për Kosovën, por e kundërshtojnë me forcë kërkesën e shqipëtarëve për pavarësi.

XS
SM
MD
LG