Lidhje

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon komentet e presidentit iranian për Izraelin


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi presidentin iranian të vijës së ashpër për komentet e tij, në të cilat ai shpreh dyshim rreth holokaustit dhe sugjeron që Izraelit të zhvendoset në Evropë.

Në një deklaratë që nxorri dje, Këshilli i Sigurimit konfirmoi përsëri të drejtat dhe detyrimet e Izraelit si anëtar i plotë i OKB-së. Në të njëjtën kohë, këshilli mbështeti një rezolutë të mëparshme të Asamblesë së Përgjithshme që hedh poshtë çdo mohim të holokaustit.

Tensionet kanë vazhduar të rriten midis vendeve të Lindjes së Mesme që nga tetori, kur presidenti iranian, Mahmud Ahmedinexhad, bëri thirrje prë zhdukjen e Izraelit nga harta. Në komentet e tij të ditës së enjte në Arabinë Saudite, presidenti iranian tha se nëse evropianët besojnë se kanë vrarë miliona hebrenjë në Luftën e Dytë Botërore, atëherë ata duhet t’i japin shtetit izraelit pjesë të territorit të tyre.

Komentet e zotit Ahmedinexhad kanë shkaktuar zemërim në shkallë botëreore, përfshirë dënime nga ana e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Zvicrës dhe Rusis

XS
SM
MD
LG