Lidhje

Hamas: Nuk do të përtritë armëpushimin me Izraelin


Udhëheqësi politik i Hamasit thotë se grupi islamik nuk do të përtëritë një armëpushim me Izraelin, afati i të cilit skadon në fund të këtij viti.

Gjatë një tubimi në një kamp palestinez refugjatësh pranë kryeqytetit sirian, Kaled Mashaal the dje se Hamasi nuk do të hyjë në një armëpushim të ri ndërkohë që populli palestinez po përgatitet për një raund të ri të konfliktit.

Më pas, zoti Mashaal i tha rrjetit televiziv al-Xhazira se armëpushimi i tanishëm nuk do të shkelet, por thirrjet për zgjatjen e tij nuk janë realiste. Ai akuzoi Izraelin për organizimin e vrasjeve të planifikuara, arrestime dhe sulme ajrore, në shkelje të armëpushimit. Izraeli ngul këmbë se këto veprime janë ndërmarrë në vetëmbrojtje.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se Autoriteti Palestinez tha se deklarata e zotit Mashaal ishte e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me armëpushimin.

XS
SM
MD
LG