Lidhje

Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan u bëri thirrje qeverive në mbarë botën të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë torturat.

Në një deklaratë me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut zoti Anan tha se ka një prirje shqetësuese për t’i justifikuar të torturat në emër të sigurimit kombëtar. Kreu i OKB-së tha se torturat nuk mund të jenë asnjëherë një mjet për të luftuar terrorizmin, por janë një instrument i terrorit.

Në një deklaratë të veçantë, 33 ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, shprehën shqetësim se shumë vende përpiqen të shmangin ligjet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke u dhënë emra të rinj praktikave të tilla si torturat.

Ekspertët u bënë thirrje qeverive të respektojnë standartet e të drejtave të njeriut dhe të mos i injorojnë ato.

XS
SM
MD
LG