Lidhje

Ante Gotovina, mbërrin në Gjykatën e Hagës


Gjenerali kroat i dyshuar për krime lufte, Ante Gotovina, mbërriti në Gjykatën e Hagës, nga Spanja, ku u arrestuar para pak ditësh. Gjenerali Gotovina u arrestua në ishujt Canary të Spanjës të mërkurën.

Autoritetet thonë se që nga viti 2001, kur u akuzua për krime lufte, ai është fshehur duke jetuar sa në një vend nëç tjetrin. Ai pritet të dalë para gjykatësit javën e ardhshme. Gjeneral Gotovina, është akuzuar për rolin në vrasjen e civilëve në vitin 1995 në një rajon të Kroacisë që mbahej nga serbët.

Operacioni i ushtrisë kroate detyroi mijëra serbë të largoheshin. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e mirëpritën lajmin për arrestimin, por qindra përkrahës të gjeneralit protestuan sot në qytetin port të Zadarit. Ata e quajnë atë hero që ndihmoi në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia.

Dy të dyshuar të tjerë kryesorë për krime lufte në Ballkan, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mlladic ende nuk janë kapur. Në Mal të Zi, policia bëri përsëri kontroll në shtëpinë e vëllait të Radovan Karaxhiç. Autoritetet sekuestruan një telefon celular dhe karta telefonike. Edhe më parë, policia ka bërë kontroll në këtë shtëpi dhe në shtëpi të të afërmëve të tjerë të Radovan Karaxhiçit. Gjykata e Hagës e ka akuzuar atë dhe gjeneralin Radko Mlladiç për rol në sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit në Bosnjë-Hercegovinë.

XS
SM
MD
LG