Lidhje

Kryeministri polak urdhëron fillimin e hetimeve për akuzat mbi burgjet sekrete të CIA-s


Kryeministri polak, Kazimierz Marcinkievitz dha urdhër për fillimin e hetimeve rreth njoftimeve se CIA ka patur burgje të fshehta në Poloni. Kjo çështje tha ai, duhet të mbyllet njëherë e mirë, pasi mund të dëmtojë Poloninë.

Autoritet polake i kanë mohuar vazhdimisht njoftimet se Polonia ka qënë vendi kryesor evropian ku mbaheshin të dyshuarit e CIA-s.

Ndërkohë edhe ministri i jashtëm gjerman, i mohoi sot njoftimet se vendi i tij ka patur rol në arrestimin e një shtetasi gjerman nga CIA. Ai iu referua kështu rastit të Khaled el-Masrit, i cili u rrëmbye gabimisht nga agjentët amerikanë në Maqedoni në vitin 2003 dhe u mbajt për 5 muaj në Afganistan.

XS
SM
MD
LG