Lidhje

Turqia mohon njoftimet se CIA ka transportuar të dyshuar për terrorizëm përmes Stambollit


Ministri i Jashtëm i Turqisë mohoi njoftimet se CIA ka transportuar të dyshuar për terrorizëm përmes Stambollit.

Në komentet e botuara sot nga gazeta Anatolia, ministri Abdullah Gul, tha se gjatë dy ndalesave të një aeroplani amerikan në tetor dhe nëntor, në një aeroport të Turqisë, nuk ka patur hipje apo zbritje pasagjerësh ose ngarkese.

Ministri i Jashtëm turk tha se aeroplani, për të cilin shtypi turk njoftoi se i përkiste CIA-s, u ul në Stamboll më 31 tetor për arësye teknike, gjatë një fluturimi nga Spanja drejt Azerbaaixhanit. Aeroplani u ul për herë të dytë gjatë udhëtimit të kthimit më 15 nëntor. Zoti Gul tha se nuk bëhet fjalë që në aeroportin e Turqisë të jenë kryer ndonjë rrëmbim, ose të jetë marrë në pyetje ndonjë i dyshuar.

Ndërkohë drejtori i CIA-s, Porter Goss shkon sonte në Turqi për bisedime me Kryeministrin Rexhep Taip Erdohan për luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG