Lidhje

Kroaci: Protesta në mbështetje të gjeneralit Ante Gotovina


Mijëra kroatë u grumbulluan në qytetin e Splitit për të treguar mbështetje për të dyshuarin për krime lufte, gjeneralin Ante Gotovina.

Demostruesit valvisnin flamuj kroatë dhe fotografi të gjeneralit Gotovina, i cili u arrestua të mërkurën në ishujt Kanari të Spanjës. Gjenerali kroat kërkohej nga Haga që nga viti 2001. Ai u ekstradua në gjykatën e Hagës dje për tu përballur me akuzat për vdekjet e civilëve në vitin 1995 kur ushtria kroate ndërhyri ndaj një rajoni të kontrolluar nga serbët. Ai pritet që të dalë parë gjykatësve javën që vjen.

Përkrahës të tij u grumbulluan edhe në qyetin port të Zadarit për të protestuar ndaj arrestimit. Ata e quajnë gjeneralin Gotovina një hero që ndihmoi në shkëputjen e Kroacisë nga ish Jugosllavia.

XS
SM
MD
LG