Lidhje

Hong Kong: Protesta në prag të takimit të nivelit të lartë të OBT-së


Mijëra aktivistë kundër globalizimit marshuan sot në rrugët e Hong Kongut ndërsa qyteti përgatitet për takimin e lartë të Organizatës Botërore të Tregëtisë.

Marshimi paqësor ku morrën pjesë gati 4 mijë protestues i ngjante një atmosfere karnavalesh, me dhjetra grupe të veshur me kostume shumëngjyrëshe. Marshimi ishte i pari nga tre demonstratat e planifikuara për këtë takim.

Autoritetet në Hong Kong janë të shqetësuara për një përsëritje të dhunës që ka shoqëruar takime të tilla në Cancun dhe Seattle. Mijëra policë janë në gjendje gadishmërie.

XS
SM
MD
LG